Zjarr në malin e fshatit Rekë të Mitrovicës, rrezikohen shtëpitë e banorëve (FOTO)
01·
Në fshatin Rekë të Mitrovicës zjarri ka kapluar një pjesë të malit në mesditën e së premtes.
Zjarri, nëse vazhdon të përhapet, rrezikon shtëpitë e banueshme në këtë fshat, pasi flakët shihen fare pranë tyre.
Në foto më poshtë shihet se distanca mes pjesës së përfshirë nga flakët në mal dhe shtëpive është shumë e vogël.

Lexo edhePDK së shpejti del me kandidatët për kryetarë të komunave, paralajmëron befasi
Fenomene të tilla të zjarreve në malet e Kosovës nuk janë të rralla gjatë ditëve të nxehta të verës. /klankosova/.

















