BallinaLajmeZhyten pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Zhyten pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik.

Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë, e cila po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2,200 pasagjerë dhe personel.

Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun, transmeton tch.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz