BallinaLajmeZharku: Në kohën time janë paguar të gjitha faturat për Bechtel-Enka

Zharku: Në kohën time janë paguar të gjitha faturat për Bechtel-Enka

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa, Lutfi Zharku, ka thënë gjatë kohës sa ka qenë në krye të ministrisë s’ka pasur asnjë faturë pa paguar ndaj Bechtel-Enka.

“ Gjatë kohës sa unë kam qenë në kryet të MI’së nuk ka pasur asnjë faturë të pa paguar. Dmth për 2 vite e ca muaj, sa kam qenë unë aty mund të garantojë se asnjë cent nuk ka qenë i papaguar. Le ta gjejë edhe Bechtel-Enka një faturë nëse se kemi paguar”, ka thënë Zharku.

Zharku ka thënë se gjatë kohës sa ai ishte ministër ishte arritur marrëveshje me Bechtelin që për shkak të vonesave në pagesa- për shkak të mosplanifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi- të paguheshin 14 milionë euro, e jo 53 milionë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz