back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeZharku mund të kandidojë për kryetar

Zharku mund të kandidojë për kryetar

Të ngjajshme

Nënkoloneli Pllana ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë...

Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në ShBA

Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli,...

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Pak lëvizje ka afër shtëpisë së Xhabir Zharkut në Kaçanik. Një ditë pas kthimit nga Suedia, ish kryetari i kësaj komune nuk po vizitohet nga shumë njerëz.

Ai preferon t’i kalojë në qetësi ditët e para të arritjes në Kosovë pas qëndrimit 6 vjeçar në arrati.

Nuk pranon as të flasë për media.

T7 ka qëndruar te shtëpia e ish-kryetarit të Kaçanikut, mirëpo aty nuk është parë askush.

PAMJE

Ai nuk është takuar ende as me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazin.

Në një bisedë për Fronatl Ilazi, ka thënë se për ardhjen e Zharkut ka dëgjuar pëmes mediave.

Ilazi nuk e përjashton mundësinë që një ditë Zharuku të kandidojë sërish për kryetar komune.

“Në partinë tonë çdokush mund të kandidojë për kryetar të komunës…”

E një gjë e tillë, paraqet problem për Selim Rekën, kryetar i degës së LDK-së në Kaçanik.

“Ai besa mundet me kandidu edhe për kryetar prapë sa që e ndal dikush, ose kandidon edhe për deputetë.”

Ai gjithashtu thotë se kthimi i Xhabir Zharkut shton edhe pasigurinë e qytetarëve.

“Kur dikush i bën gjithë ato vepra edhe qytetarët ndihen të pasigurtë…”

Ndërsa, opozita shihet e shqetësuar me kthimin e të ish-kryetarit të Kaçanikut, disa qytetarë duket se e kanë mirëpritur këtë.

“Lene rahat komandantin”

Besim Ilazi ka thënë se partia mund ta kandidojë Zharkun për kryetar të Kaçanikut

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz