BallinaSportZgjidhet presidenti i FSHF-së

Zgjidhet presidenti i FSHF-së

Të ngjajshme

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Uruguajani,...

Valverde rikthehet më herët në stërvitje

Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer...

Armand Duka është zgjedhur për mandatin e tij të pestë si president i FSHF-së me 38 vota në favor. Fino ka marrë 24 vota, ndërsa 3 vota ishin të pavlefshme. Duka ka triumfuar ndaj Bashkim Finos në raundin e dytë të votimit, teksa rivali tjetër, Shpëtim Hala, është skualifikuar që në raundin e parë, sepse nuk ka marrë dot asnjë votë.

Votimi – Njëri pas tjetrit, delegatët e asamblesë me të drejtë vote kanë sigluar “presidentin” e tyre, duke e hedhur fletën në kutinë përkatëse. Votimi ka qenë i fshehtë dhe është udhëzuar paraprakisht nga disa këshilla, se kur ai është i vlefshëm dhe kur jo. Kjo kishte të bënte me shenjën që duhej vendosur brenda kuadratit përkatës në fletën e votimit. Disa prej këtyre shenjave ishin të kontestueshme në raundin e parë, sepse linin të kuptonin identifikimin e personit përkatës, por komisioni ka vlerësuar të pavlefshme vetëm 4 prej tyre. Duhet thënë se kanë votuar edhe shoqatat e kontestuara si të paligjshme nga Bashkim Fino. 65 delegatë kanë votuar, nga 66 në total, sepse Bilisht Sporti nuk u pranua, pasi e dorëzoi emrin e delegatit të vet një ditë me vonesë.

Raundi i parë – Në raundin e parë dolën 12 vota të diskutueshme. Armand Duka ka marrë 39 vota, ndërsa Bashkim Fino 22 vota. 4 vota nga komisioni janë konsideruar të pavlefshme. Pra, nuk ka fitues në këtë raund, që kërkonte fitues me 43 vota. Raundi i dytë kërkon 50+1 për qind të votave dhe në bazë të rezultatit të raundit të parë, dukej qartë se Duka ka një diferencë të dukshme votash. 12 shoqatat e kontestuara si “fantazmë” nga Fino, shto edhe katër votat e pavlefshme, nuk duken përcaktuese në këtë rast, sepse e tillë është diferenca mes dy kandidatëve në raundin e parë (39-22).

Raundi i dytë – E njëjta skemë votimi, ku secili delegati në Asamblenë e Përgjithshme ka marrë fletën dhe ka shënuar të preferuarin e vet për president të FSHF-së. Duke qenë se tashmë dihej se nga anonte dukshëm fituesi, Duka ka qenë i qetë për rezultatin, sepse tashmë i nevojiteshin vetëm 33 vota nga 65 në total. Pas përfundimit të numërimit nga komisioni përkatës, ka rezultuar që Armand Duka është fituesi dhe presidenti i ri i FSHF-së, me 38 vota, ndërkohë që Bashkim Fino rezulton humbës, me 24 vota të marra nga delegatët e kësaj asambleje, e cila u zhvillua nën masa të rrepta sigurie në hotel “Adriatik”, në Durrës. Tri vota kanë rezultuar të pavlefshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz