back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeZgjedhjet lokale: Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Zgjedhjet lokale: Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje  u bë certifikimi i Listës së Votuesve për zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas listës së certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.

2,025,105 prej tyre janë të regjistruar brenda Kosovës, ndërsa 43,933 janë jashtë vendit.

Nga ky total, 1,063,784 janë burra dhe 1,005,314 gra.

Për të garantuar një proces të rregullt, KQZ ka bërë të ditur se do të hapen 910 qendra votimi të rregullta, të cilat do të kenë gjithsej 2,571 vendvotime.

Përveç tyre, do të funksionojnë edhe 38 qendra votimi me kusht, me 54 vendvotime.

Kjo shpërndarje synon të sigurojë që çdo qytetar me të drejtë vote të ketë qasje sa më të lehtë në qendrën e tij të votimit.

Komunat me më shumë dhe më pak votues

Nga të dhënat e publikuara nga KQZ, komunat me numrin më të madh të votuesve janë:

Prishtina – 224,053 votues

Prizreni – 191,752 votues

Ferizaj – 125,865 votues

Gjakova – 124,909 votues

Peja – 122,909 votues

Ndërsa komunat më të vogla, me numrin më të ulët të votuesve janë:

Parteshi – 4,738 votues

Ranillugu – 4,836 votues

Kllokoti – 4,232 votues

Novobërda – 10,329 votues

Zubin Potoku – 6,877 votues

Disa nga komunat me numër të theksuar të votuesve janë:

Gjilani – 109,920 votues.

Mitrovica – 85,893 votues.

Suhareka – 73,095 votues.

Rahoveci – 61,475 votues.

Malisheva – 58,451 votues.

Gllogoci (Drenasi) ka të regjistruar 58,015 votues.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për çdo komunë për Zgjedhjet Lokale 2025./telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz