back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeZgjedhjet Lokale 2025 – Prokuroria e Shtetit: 100 prokurorë dhe zyrtarë kujdestarë...

Zgjedhjet Lokale 2025 – Prokuroria e Shtetit: 100 prokurorë dhe zyrtarë kujdestarë për mbrojtjen e votës

Të ngjajshme

Dogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe Gjakovë

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli...

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe integritetin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor 2025, në Republikën e Kosovës.

Në një njoftim për opinionin publik, thuhet se rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit për të monitoruar dhe reaguar ndaj çdo parregullsie të mundshme gjatë ditës së votimit, transmeton lajmi.net.

“Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor,” thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat për të raportuar çdo rast të mundshëm të manipulimit apo keqpërdorimit të votës.

“Çdo rast që ngjall dyshime për keqpërdorim të votës duhet të denoncohet menjëherë në prokuroritë përkatëse,” apelon Prokurori i Shtetit.

Angazhimi i përforcuar institucional synon të sigurojë që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe demokratike.

Komunikata e plotë: 

Prokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor

Prishtinë, 10 tetor 2025 –  Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 12 tetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale. 

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz