BallinaLajmeZgjedhjet e reja brenda PDK-së mbahen këtë vit

Zgjedhjet e reja brenda PDK-së mbahen këtë vit

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se zgjedhjet brenda kësaj partie do të mbahen gjatë këtij viti.

“Si PDK kemi vendosur që në vitin 2018 të mbajmë zgjedhjet në parti dhe kjo konferencë për shtyp e hapë procesin zgjedhor në PDK, proces ky që do të fillojë gjatë ditëve-javëve të ardhshme dhe i cili do të duhej të përmbyllet në javët e fundit dhe muajin e fundit të 2018-së”,ka thënë Hoxhaj në konferencë për media.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së të mbajtur sot është diskutuar gjatë për këtë proces zgjedhor dhe për një program dhe platformë të re e cila do të ketë risi dhe zhvillime të reja politike.

“Kemi pasur edhe debat për statutin e partisë se çfarë duhet të ndryshohet në statut dhe çfarë këto ndryshime do të duhej të reflektojnë në procesin zgjedhor”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj u shpreh se zgjedhjet e reja në PDK nënkuptojmë një hapje të mirëfilltë të PDK-së në nivelin lokal dhe qendror.

“Me këtë proces PDK do të rikonfirmohet si një forcë e mirëfilltë e ndryshimit siç kemi qenë në këto 20 vitet e fundit”, theksoi Hoxhaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz