Po vazhdon procesi zgjedhor brenda Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Skenderaj, ku çdo fshat i komunës së Skenderajt dhe lagjet e qytetit po zgjedhin kryetarët dhe delegatët e tyre, shkruan Drenica Press.
Gjatë ditës së sotme janë mbajtur kuvendet zgjedhore në tri fshatra të komunës së Skenderajt; në Klinë, Baks dhe Kryshec, ku tani në orët e vona ka mbaruar procesi zgjedhor në fshatin Klinë të Skenderajt.
Lidhur me procesin zgjedhor në këto fshatra kryetari i PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku në një postim të tij tha;”Se Skenderaj dhe Drenica janë bastion i padiskutueshëm i PDK-së, dëshmojnë zgjedhjet e brendshme të ditës së sotme në nëndegët e Klinës, Baksit dhe Kryshecit, ku prezentë ishin mbi 1000 delegatë. Urime të përzemërta për besimin që kanë marrë strukturat e reja drejtuese në këto nëndegë, duke u uruar përfaqësim sa më dinjitoz për qytetarët e tyre.”/DRENICA PRESS/






