BallinaLajme​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Të ngjajshme

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se në pesë vjetët e fundit ka keq qeverisur me Kosovën.

Ai në tubimin elektoral në Ferizaj dha edhe një mesazh që, sipas tij, ia kanë dhënë ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që po gjykohen në Hagë.

Hamza tha se gjendja e keqe në Kosovë do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të PDK-së pas 28 dhjetorit.

“Kosova nuk ka dështuar. Kosova është keq qeverisur. Kosova është lodhur, por Kosova nuk është thyer. Kjo qeveri është ardhur në pushtet me shumë premtime, ndërkaq ka realizuar shumë pak. Ka përçarje, drama, kriza, mungesë stabiliteti, rritje të çmimeve dhe produkteve bazike në vlerë 40-50 për qind. Rritje e çmimit të energjisë elektrike mbi 100 për qind. Ndërkaq ngecje e pagave dhe pensioneve në nivel të njëjtë dhe përkeqësim i standardit të jetesës. Por kjo gjendje do të ndryshojë me PDK-në në pushtet më 28 dhjetor. Ne do ta hapim një kapitull të ri të stabilitetit dhe shpresës”, tha ai.

Hamza para të pranishmëve bëri të ditur se ditë më parë ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se ka biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli, të cilët njëherësh kanë qenë edhe në udhëheqje të PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryeministër tha se mesazhi i tyre ishte që të qëndrojnë të bashkuar drejt fitores më 28 dhjetor.

“Ata e kanë një mesazh të qartë. Një kërkesë për neve që të qëndrojmë të bashkuar, plot energji dhe shumë punë deri në fitoren e PDK-së më 28 dhjetor. Prandaj ju lus të gjithëve juve dhe diasporën që më 28 dhjetor të gjithë bashkë të dalim të votojmë numrin 130, PDK”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz