Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar zëvendësministrat e rinj nga radhët e PDK-së në Qeverinë e tij.
Agim Çeku, i cili ka mbajtur pozita të larta shtetërore, tani është emëruar vetëm zëvendësministër i FSK-së, të cilën ministri tani e udhëheq Rrustem Berisha nga AAK.
Ndërkaq, si zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është emëruar Kurtan Kajtazi, derisa në krye të saj është Albena Reshitaj nga AKR-ja.
Mustafa Grainca do të jetë zëvendësministër i Financave, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ndërkaq Izmi Zeka zëvendësministër i Punëve të Brendshme, të cilën aktualisht e udhëheq Flamur Sefaj./Express