BallinaLajmeZëvendëskryeministri Haki Abazi rreth 1 milion euro pasuri (Dokument)

Zëvendëskryeministri Haki Abazi rreth 1 milion euro pasuri (Dokument)

Të ngjajshme

Policia ia konfiskon dy armë Korab Bajgorës personit që e kërcënoi Ramush Haradinajn

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Pejë Korab...

Zhduket një vajzë në Klinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një...

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

Zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) pasuri të paluajtshme dhe letra me vlerë që kapin shumën prej rreth 1 milion euro, raporton portali “Front Online”.

Vetëm pasuritë e paluajtshme të Abazit kapin vlerën prej mbi 800 mijë euro, përfshirë këtu tri shtëpi, dy banesa të blera në shtatë vitet e fundit dhe një arë të trashëguar, shkruan “Front Online”.

Ai ka deklaruar edhe letra me vlerë prej 140 mijë euro në Nju Jork, mjete këto të grumbulluara nga kursimet e pagës.

Abazi gjithashtu ka deklaruar edhe obligime financiare prej 230 mijë euro. Paga e Abazit në Kuvendin e Kosovës është 1547 euro, 1000 euro e fëmijëve, ndërsa paga mujore e bashkëshortes së tij në SHBA është 4000 euro.

Përndryshe, Abazi deri më tani nuk ka mbajtur asnjëherë funksion publik në Kosovë, por ka qenë drejtor për Ballkanin Perëndimor i Rockefeller Brothers Fund.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz