BallinaLajme“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë për gurëthyesit

“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë për gurëthyesit

Të ngjajshme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, dy pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhje. Takimi i...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot...

Vdes Jason Collins, lojtari i parë i NBA-së që deklaroi se ishte homoseksual

JASON COLLINS, lojtari i parë i hapur homoseksual në...

Southampton një hap larg rikthimit në Premierligë, arrinë në finalen e play-offit

Southampton është një hap larg rikthimit në premierligën angleze. Në...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar për një vendim urgjent që synon vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në sektorin e gurëthyesve në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj, për vite me radhë, malet dhe peizazhet e vendit janë dëmtuar nga shfrytëzimi i pakontrolluar dhe shpesh përtej lejeve nga operatorë të ndryshëm, duke krijuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

“Kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor”, ka deklaruar Pacolli.

Me këtë vendim, të gjithë operatorët e gurëthyesve obligohen që menjëherë t’i nënshtrohen një procesi të plotë verifikimi për pajtueshmëri ligjore, teknike dhe mjedisore.

Ministrja ka bërë të ditur se operatorët kanë një afat prej 15 ditësh për t’iu përgjigjur kërkesës së ministrisë, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Ky afat, sipas saj, është i padiskutueshëm.

“Në rast të mosdorëzimit të dokumentacionit brenda këtij afati, operatorët humbin të drejtën për shqyrtim administrativ dhe aktivizohet inspektimi i jashtëzakonshëm i menjëhershëm në terren”, ka theksuar ajo. Pacolli ka shtuar se pasuria natyrore e Kosovës është e përbashkët dhe se çdo shfrytëzim i saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me ligjin./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz