Shtatë ditë më parë, në Jagodë të Klinës ndodhi një aksident trafiku ndërmjet trenit dhe një veture.
Si pasojë, një person pësoi lëndime trupore, raporton IndeksOnline.
Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë pak orë më parë.
“Mё 13.05.2026, rreth orёs 03:50, jemi njoftuar se personi, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK-Prishtinё, ka ndёrruar jetё, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, thuhet në njoftim.