back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeZemaj: Vetëvendosje ka mashtruar për nëntë muaj – Ky subjekt politik kërkon...

Zemaj: Vetëvendosje ka mashtruar për nëntë muaj – Ky subjekt politik kërkon pushtet, jo marrëveshje

Të ngjajshme

Komuna e Prishtinës njofton se janë shtyrë afatet për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar e Ministria e Financave...

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika...

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi po e pres përballjen me ty në gjykatë

Padia e LDK-së ndaj Faton Pecit lidhur në procesin...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se për nëntë muaj ka mashtruar qytetarët dhe ka bllokuar krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai tha se kjo periudhë e gjatë pa zgjidhje ka sjellë dëme serioze në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Është shumë reale që kemi nëntë muaj të humbur, ose më mirë të themi nëntë muaj mashtrim nga partia e parë, e cila tash po shihet që është fatkeqësi e besimit ndaj qytetarëve”, deklaroi Zemaj.

Sipas tij, Vetëvendosje ka thyer procedurat kuvendore, duke e mbajtur kështu vendin në krizë të thellë politike.

“Ky subjekt politik dëshiron të marrë pushtet, por jo marrëveshje. Kemi parë barrikadim në emra të përveçëm dhe shkelje të procedurave kuvendore.Gjithmonë është thënë që janë numrat për qeverinë, sigurisht kanë menduar me pazare ose me joshje të deputeteëve individualisht”, shtoi ai në një intervistë për “BlicInterview” me Astrit Gashin.

Zemaj theksoi se pa një marrëveshje politike nuk mund të ketë qeveri stabile dhe se çdo tentativë individuale për ta zgjidhur situatën do të ishte e paefektshme.

“Edhe nëse të dielën ka ndonjë lëvizje individuale të deputetëve, ajo nuk është produktive për një stabilitet të qëndrueshëm institucional në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz