back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeZemaj i përgjigjet akuzave të Haradinajt se babai i tij kishte bashkëpunuar...

Zemaj i përgjigjet akuzave të Haradinajt se babai i tij kishte bashkëpunuar me serbët (Foto)

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj përmes një foto në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me deklaratat e nënkryetarit të OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj, që akuzonte babanë e Zemajt për bashkëpunim me serbët në kohë të luftës, madje duke publikuar edhe një foto.

- Advertisement -

 “Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër”, ka shkruar Zemaj.

”Lufta” në mes të organizatave të dala nga lufta dhe LDK-së, filloi kur nënkryetari Haradinaj gjatë një debati kishte thënë se punë e madhe që kanë vrarë anëtarë të LDK-së, duke ngjallur kështu shumë reagime në publik.

Kjo u konsiderua si ofendim nga anëtarët e LDK-së që iniciuan në kuvend një mocion për të dënuar gjuhën e përdorur nga Haradinaj, që kaloi me me 68 vota për, një kundër dhe 10 abstenime.

Mirëpo, gjithçka nuk përfundoi pas mocionit. Ishte Haradinaj që vazhdoi me kritika drejtuar LDK-së, në veçanti këtë herë duke ju drejtuar deputetit të LDK-së Armend Zemajt.

Në foton e mëposhtme ku shihen disa persona, Haradinaj pretendon se njëri nga ta është babai i Zemajt që aludon me bashkëpunimin e tij me serbë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

”Unë “Monstrumi” që për sojinë e juajë jamë: si Hudhra dhe Kryqi për Vampirin, po të pyesë ? ARMEND ZEMAJ O PATRIOT ! A PO E NJEH QETU KUND BABEN TËND..!!?? I pari nga e majta është. Se tê 3-tinë,Vul Mirqiqin, e të 4-tinë, policin famëkeq ” Zeka” e di që i njehë ma mirë…!?”, thotë nënkryetari i OVL-UÇK-së. Prandaj kurë të tillët si ju dhe armiqët do më lavdêrojnë, une do ndihëm i turpëruar, për deri sa më fyeni ju kuptoj plotësisht porë ta keni me dije se: Fyerja e juajë dhe e të tillëve si ju, mua dhe familjës sime na bën nderë…!”, ka shkruar Haradinaj.

Paraprakisht Zemaj kishte thënë se Haradinaj është plehër dhe profiter i fondeve publike.

“Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njejte me logjiken e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteraneve të Luftës” me hipokrizi dhe mungese ndërshmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë me shume se “punë e madhe”.Ky është modeli i mbrojtjes së kastes kriminale në Kosovë. Populli e dijë kush jeni, kush keni qene dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarta tuajt dhe të atyre qe i ke pardon”, kishte shkruar Zemaj.

Kujtojmë që për deklaratën e Haradinajt ka reaguar edhe kushëriri i tij, njëherësh kryeministri i vendit Ramush Haradinaj duke kërkuar falje në emër të tij./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz