BallinaLajmeZemaj: LVV s’ka shumicë as për Kuvend as për Qeveri!

Zemaj: LVV s’ka shumicë as për Kuvend as për Qeveri!

Të ngjajshme

Vetëm edhe dy javë kohë, mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri...

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një...

GUXO në Belgjikë e ndal aktivitetin politik pasi Kurti nuk e rikandidoi Osmanin

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, ka...

Nesër është seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Dy seancat e mëparshme nuk sollën rezultate pasi kandidaturat e propozuara nuk arritën t’i marrin votat e mjaftueshme për Kryeparlamnetar.

Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, kamdidatura të LVV-së nuk e morën votë-besimin e deputetëve për të parin e Kuvendit.

E seancë të njëjtë dhe tallje me ndonjë kandidaturë të radhës po parasheh edhe për nesër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armen Zemaj.

“Krejt çka mund të presim neser është tallja me ndonje kandidat sa për të kaluar nga 48-te orëshi në 48 orëshin tjeter” tha Zemaj për Gazeta Blic.

Deputeti i LDK-së, Zemaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e fundit është treguar qartë se nuk ofrojnë asnje zgjidhje që krijon mirëbesim apo konsideratë për të konstituar Kuvendin.

Ai tha se kjo parti nuk e ka shumicën as për Kuvend dhe as për Qeveri.

“Me veprimet e fundit të VV-së është treguar qartë se nuk ofrojnë asnje zgjidhje që krijon mirëbesim apo konsideratë për të konstituar Kuvendin”

“VV as nuk ka shumicë për Kuvend dhe as për Qeveri. Janë komod me ngërçin politik por gjithçka e kanë përkthyer në interes partiak e në dëm të Republikes se Kosoves” tha Zemaj.

Kujtojmë se vendi është futur në një krizë të thellë politike tash e disa muaj.

Mos-konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë e ka lënë evndin me Qeveri në detyrë.

Pavarësisht thirrje të faktorit ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe qytetarëve ende duke larg epilogu për zhbllokimin e ngërçit institucional.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz