BallinaBotëZelensky njofton takimin me Trumpin në Florida, fokusi mbi garancitë e sigurisë...

Zelensky njofton takimin me Trumpin në Florida, fokusi mbi garancitë e sigurisë dhe planin e paqes

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën më 28 dhjetor, në Florida, në një takim që pritet të fokusohet mbi garancitë e sigurisë dhe dokumente të rëndësishme për Ukrainën.

“Ne kemi një axhendë të gjerë dhe takimi do të zhvillohet këtë fundjavë, besoj të dielën, në Florida, ku do të takohemi me presidentin Trump”, ka deklaruar Zelensky për mediat, sipas agjencisë RBC-Ukraina.

Sipas tij, në fokus të bisedimeve do të jenë garancitë e sigurisë, si dhe disa dokumente të rëndësishme. “Është e dëshirueshme të gjejmë një mënyrë për t’i diskutuar të gjitha”, ka theksuar presidenti ukrainas, duke shtuar se në konsultime mund të përfshihen pjesërisht edhe përfaqësues të vendeve evropiane.

“Do të jem në kontakt të vazhdueshëm me ta. Do të donim që evropianët të ishin të pranishëm”, ka thënë Zelensky, duke pranuar vështirësitë për zhvillimin e një takimi fizik. Ai ka sqaruar se, të paktën, lidhja do të realizohet online dhe partnerët evropianë do të jenë në komunikim.

Ndërkohë, Zelensky ka bërë të ditur se plani i paqes me 20 pika, mbi të cilin po punojnë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, është “gati në 90%”.

“Detyra jonë është të sigurojmë që gjithçka të jetë gati 100%. Nuk është e lehtë dhe askush nuk thotë se do të arrihet menjëherë. Megjithatë, me çdo takim dhe çdo bisedë duhet t’i afrohemi rezultatit të dëshiruar”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz