BallinaRegjionaleDrenasZeka thotë që Lladrovci e ka akuzuar për krime të rënda Hashim...

Zeka thotë që Lladrovci e ka akuzuar për krime të rënda Hashim Thaçin

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

Zeka, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka deklaruar se këto të cilat po i thotë janë punë e Prokurorisë.

“Ekzistojnë tri letra më nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rreth të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve Vendlindja Thërret.

“Thaçi thotë se si është e mundur ky njeri të bëhet kaq I pasur, përpos me keqpërdorimin e fondeve Vendlindja Thërret. Akuza e dytë e Thaçit për Lladrovcin është se ky njeri është duke punuar për shërbime ndërkombëtare, për shërbime të inteligjencës së KFOR-it e të tjera”, ka thënë Zeka, duke potencuar se Lladrovci kishte kërkuar disa herë takime me Thaçin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz