back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeZëdhënësi i VV-së jep detaje për takimin Konjufca – Haziri

Zëdhënësi i VV-së jep detaje për takimin Konjufca – Haziri

Të ngjajshme

Willian befason me klubin e ri

Dikur fitoi dy tituj të Premierligës dhe Europa Leaguen...

Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një...

“E kam pasur emrin më gjatë se ai” – Mark Zuckerberg padit Mark Zuckerbergun

Një avokat i quajtur Mark Zuckerberg po padit platformën...

Rama: Ritme të mira pune në Elbasan – Papër

Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme...

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, u ndalua në Morinë,...

Pas takimit në mëngjesin e sotëm mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar për mundësitë e koalicionin parazgjedhor, pasdite kanë vazhduar diskutimet në nivelin e nënkryetarëve, mes Glauk Konjufcës dhe Lutfi Hazirit. Por, pa ndonjë rezultat konkret.

Këtë për KP e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, derisa  nuk ka dhënë detaje për diskutimet që janë zhvilluar.

Manxhuka është shprehur se ata janë të gatshme për marrëveshje, por pa kushtëzime. Ai ka kërkuar nga LDK-ja që mos t’i vendosin para fakteve të kryera, por të koordinohen.

“Vetëvendosje është e gatshme për marrëveshje, nëse LDK nuk na vendos para fakteve te kryera. Nuk na duhet kushtëzim, por koordinim, prandaj duhet të heqin dorë nga kushtëzimet. Edhe vete sekretari organizativ i LDK, Abrashi, lexuam në media se e kishte pranuar që janë ngutur me vendimin që e kanë marrë për të nxjerrë kandidatin. Veprimet e ngutshme e pengojnë bashkëpunimin”, tha ai.

Lidhja Demokratike Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ka disa ditë që janë duke diskutuar për mundësitë e koalicionit parazgjedhor, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje që të shkojnë bashkë në zgjedhjet e 6 tetorit. Ndryshe, nesër në ora 24:00, është afati i fundit për koalicione parazgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz