back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeZbulohet se si Milaim Zeka tentoi t’i mbyllë hetimet ndaj tij

Zbulohet se si Milaim Zeka tentoi t’i mbyllë hetimet ndaj tij

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Insajderi ka zbuluar se Zeka është takuar me Millakun në kuadër të përpjekjeve për të ndikuar në mbylljen e hetimeve kundër tij. Zeka ka takuar edhe zyrtarë tjerë me ndikim për të kërkuar ndihmë. Takimi i tyre përbënë një rast të paprecedent kur një kryeprokuror takohet me një të dyshuar për krim të organizuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku e ka pritur në zyrën e tij një të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim e shmangie nga tatimi.

Millaku është takuar me Milaim Zekën. Zeka po hetohet nga Prokuroria që drejton Reshat Millaku. Si rezultat i këtyre hetimeve, është arrestuar një javë pas këtij takimi.

Insajderi ka zbuluar se Zeka është takuar me Millakun në kuadër të përpjekjeve për të ndikuar në mbylljen e hetimeve kundër tij. Zeka ka takuar edhe zyrtarë tjerë me ndikim për të kërkuar ndihmë.

Takimi i tyre përbënë një rast të paprecedent kur një kryeprokuror takohet me një të dyshuar për krim të organizuar.

Prokuroria e Shtetit është munduar ta arsyetojë takimin se kinse takimi nuk ka pasur temë diskutimi hetimet ndaj Zekës, por punën dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale. Prokuroria ka thënë se Millaku e ka pritur Zekën si deputet e jo si të dyshuar.

“Milaim Zeka ka kërkuar të takohet me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, dhe se gjatë këtij takimi nuk do të bisedojë lidhur me rastin e tij, por për çështje që është në interes të punës nga kompetenca e  PSRK-së”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Kryeprokurori Millaku e ka pranuar në zyrë Milaim Zekën, dhe gjatë takimit që kanë zhvilluar prezentë ka qenë edhe një prokuror tjetër nga PSRK-ja”, ka shtuar ai, duke u përpjekur të heq dilemat për temën e diskutimit.

Ndërkohë, një javë pas këtij takimi, Zeka është prangosur dhe është dërguar në Gjykatë me kërkesë për caktim të paraburgimit.

Ditën e arrestimit, Zeka është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Zyra e kryeministrit njoftoi se temë diskutimi ishte çështja e Ligjit për RTK-në.

Të Fundit

Sport

ShowBiz