back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeZbulohet se kush janë deputetët më dembelë të Kuvendit

Zbulohet se kush janë deputetët më dembelë të Kuvendit

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Rugova, Kelmendi, Dreshaj, Beqiri… mungojnë në seanca

Ky është njëri ndër rastet e rralla kur Teuta Rugova e ndez mikrofonin për të folur. Por ajo përveç që nuk flet në kuvend as nuk merre pjesë në seanca.

Rugova është ne pesëshen e deputetëve më dembel të kësaj legjislature. Mbi të rëndojnë hiç më pak se 22 mungesa. Kështu të paktën tregojnë shifrat në platformën “Vota ime” të Institutit Demokratik të Kosovës, organ ky mbikëqyrës i Qeverisë.

Por, ai që prin në listën e mungesave është deputeti Ramiz Kelmendi, i cili ka frekuentuar sallën e Kuvendit vetëm 2 herë gjatë kësaj legjislature.

Pas tij vjen Gani Dreshaj, Frashër Krasniqi, Ismet Beqiri e Arban Abrashi. I cili e pranoi fajin, për dallim nga Teuta e Ramizi, të cilët përveç që nuk shkonë në seanca nuk e hapë as telefonin.

Në anën tjetër, mungesa ka edhe ish – ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi e ish – kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila.

Por, edhe pse nuk marrin pjesë në seanca deputetët po vazhdojnë të paguhen.

Valmir Ismajli nga Demokracia Plus thotë se deputetët nënshkruhen pastaj dalin nga salla për të mos u kthyer më.

Ndëkohë, edhe çështjet politike të partive të caktuara po i detyrojnë këta deputetë të mungojnë nëpër seanca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz