back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeZbulohet misteri i mbytjes së kosovarëve në det

Zbulohet misteri i mbytjes së kosovarëve në det

Të ngjajshme

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur...

Gjatë këtij sezoni veror kanë ndodhur shumë raste kur pushuesit kosovarë kanë gjetur vdekjen, si pasojë e mbytjes në det.

Sipas zhytësit Ismajl Kasumi, këto raste vijnë si pasojë e mungesës së shpëtimtarëve nëpër bregdetin shqiptar si dhe mungesës së zonave të precizuara se deri ku qytetarët mund të notojnë.

“Gjithë këto raste të mbytjeve janë një tragjedi. Në bregdetin shqiptar nuk janë të precizuara vendet deri ku mund të notojnë qytetarët, mungojnë shpëtimtarët dhe nuk ka vrojtore. Do të apeloja tek të gjithë pronarët e plazheve që të precizojnë këto zona sa më shpejt. Ndryshe apeloj tek qytetarët mos t’i bëjnë pushimet në bregdetin shqiptar”, ka thënë Kasumi në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Tutje Kasumi ka bërë një krahasim me bregdetin e Malit të Zi dhe atë të Kroacisë, duke potencuar se, për dallim nga Shqipëria, këto dy vende kanë të saktësuar zonat për not si dhe kanë vrojtore nëpër plazhe.

Zhytësi Kasumi ka përvojë 50 vjeçare në realizimin e aksioneve të kërkim-shpëtimit, në të shumta rasteve me rezultate pozitive.

Në intervistën e tij Kasumi ka dhënë disa nga këshillat që duhet ndjekur për të shmangur mbytjen në det apo për të ndihmuar të pranishmit e rrezikuar.

“Nuk duhet të futeni në ujë me trupin e nxehtë e të djersitur. Trupi duhet ngadalë t’i përshtatet temperaturës së ujit, ndryshe vije deri tek ngërçi”

“Vala kur vjen ngritët dhe bie, kështu duke formuar një kanal, një rrymim të ujit, që të tërheq dhe mund të jetë fatale për jetën e njeriut”.

“Në qoftë se ndodhë që ndonjë person është duke u mbytur në ujë, nuk duhet t’i afrohemi përpara. Duhet të jemi të kujdesshëm të largohemi nga personi, si ta kapim dhe si ta nxjerrim nga uji”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz