BallinaSportZbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Të ngjajshme

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25 lojtarë për gjysmëfinalen e “play-offit” të Kupës së Botës kundër kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri Jan Urban do të mbështetet në përvojën e Robert Lewandowskit, por ka befasuar duke ftuar edhe talentin 17-vjeçar të Portos, Oskar Pietushevski.

Një mungesë e madhe për polakët do të jetë Nicola Zaleëski, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh.

Pavarësisht kësaj, optimizmi mbizotëron në kampin polak, ku kualifikimi ndaj kuqezinjve shihet si një objektiv i arritshëm.

Mediat në Poloni kanë nisur tashmë të projektojnë finalen e madhe të “play-offit”, duke nënvlerësuar disi forcën e Shqipërisë.

Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë.

Për Shqipërinë, kjo sfidë vjen në një moment delikat për shkak të dëmtimeve, ndërsa Polonia synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase.

Gjithçka është gati për një “betejë” 90-minutëshe që vlen një biletë për në Kupën e Botës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz