Ylli amerikan i muzikës pop, Taylor Swift, dhe lojtari i NFL-së, Travis Kelce, thuhet se u kanë dërguar tashmë njoftime “ruajeni datën” mysafirëve, duke zbuluar detaje të dasmës së tyre të shumëpritur.
Sipas mediave, ceremonia duhet të zhvillohet më 3 korrik 2026 në New York.
Ky informacion vjen pas muajsh spekulimesh se çifti do ta thotë “Po”-në e tyre fatale në Rhode Island, ku Swift zotëron një pronë luksoze. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se ata kanë zgjedhur një hapësirë më të madhe dhe më urbane në New York, gjoja në mënyrë që të mund të presin më shumë personalitete.
Nju Jorku ka një kuptim të veçantë për këngëtaren, e cila zotëron disa prona në atë qytet dhe ka qenë e lidhur profesionalisht dhe privatisht me të për një kohë të gjatë.
Zgjedhja e datës mbart gjithashtu simbolikë – dasma është planifikuar një ditë para Ditës së Pavarësisë Amerikane, një festë që Swift e do veçanërisht.
Lidhja e Swift dhe Kelce filloi në verën e vitit 2023, në një mënyrë disi të pazakontë. Kelce më pas zbuloi se u përpoq ta takonte këngëtaren gjatë turneut të saj “Eras”, duke dashur t’i jepte një byzylyk me numrin e tij të telefonit, por dështoi.
Menjëherë pas kësaj, të dy u lidhën dhe, në shtator të vitit 2023, Swift e mbështeti publikisht Kelce për herë të parë duke ardhur në një ndeshje të ekipit të tij, Kansas City Chiefs, ku ajo u ul me familjen e tij, transmeton telegrafi
Lidhja e tyre u bë shpejt publike dhe në tetor të të njëjtit vit ata u panë së bashku në New York pas shfaqjes Saturday Night Live, duke konfirmuar praktikisht romancën e tyre.
Gjatë viteve 2023 dhe 2024, çifti ishte shpesh në qendër të vëmendjes. Swift ndoqi rregullisht ndeshjet e NFL për të mbështetur Kelce, ndërsa ai udhëtoi nëpër botë për të ndjekur koncertet e saj.
Pas rreth dy vitesh lidhje, Swift dhe Kelce njoftuan fejesën e tyre në gusht 2025 nëpërmjet rrjeteve sociale, së bashku me fotot e një propozimi romantik.