Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vermicës
dp

Lexo edheHaradinaj pas marshit: E kam pas adrenalinën sikur në luftë, madhështia e protestës ishte bashkimi i Shqipe Selimit me dy fëmijët e saj

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, udhëtari në fjalë kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim, raporton lajmi.net
Megjithatë, gjatë kontrollit të vijës së dytë, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave të fshehura në pjesën e bagazhit të automjetit.
Bëhet fjalë për 50 mijë euro në monedha metalike, të cilat nuk ishin deklaruar në përputhje me ligjin.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, Dogana ka konfiskuar 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në Sektorin e Hetuesisë.

Lexo edheHaradinaj pas marshit: E kam pas adrenalinën sikur në luftë, madhështia e protestës ishte bashkimi i Shqipe Selimit me dy fëmijët e saj
Dogana e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që kalojnë përmes pikave kufitare të respektojnë detyrimet ligjore dhe të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10 mijë euro, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori i Republikës së Kosovës./Lajmi.net/