BallinaJetëKurioziteteZbulimi që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit (Foto)

Zbulimi që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit (Foto)

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Zbulimi i disa strukturave në Antarktidë me një ngjashmëri të paparë me piramidat e Egjiptit, ka habitur shkencëtarët dhe nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vepra të dorës së njeriut, mund të ndryshojnë krejtësisht historinë tonë.

Njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizas, pranë Kajros.

Shkencëtarët thonë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt.

Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë.

Besohet se rreth 100 milionë vjet më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re sot.

Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se në akujt milionavjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Nëse do të provohet që strukturat janë të ndërtuara nga dora e njeriut, historia e njerëzimit ndryshon thelbësisht, duke patur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.

Veç kësaj, zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’, që flasin për ekzistencën e një qytetërimi më të avancuar në planetin tonë, para se të shfaqeshim ne./ Top Channel

Image

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz