back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaOpinioneZBEHJA E NËNTORIT NË PËRGJITHËSI NË KOSOVË, E NË VEÇANTI NË VUSHTRRI!

ZBEHJA E NËNTORIT NË PËRGJITHËSI NË KOSOVË, E NË VEÇANTI NË VUSHTRRI!

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

 

Duke e kuptuar rëndësinë e festës së 28 Nëntorit, datë kjo mjaftë e rëndësishme kombëtare, datë në të cilën ngërthehen shumë ngjarje të rëndësishme dhe me vlerë të madhe për kombin shqipëtar, ku po i përmendim vetëm disa nga ngjarjet kryesore, duke filluar nga shpallja e pavarësisë së shtetit amë-Shqipërisë, pastaj dalja në skenë për herë të parë dhe publikisht e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ditëlindja e komandantit legjendarë të UÇK-së Adem Jasharit, si dhe shumë ngjarje të tjera me vlerë, që në këtë rast nuk po i përmendim veç e veç e të gjitha me radhë, për t’ju lënë rend dhe vend që t’i përmendim në ndoi rast tjetër, apo në ndonjë rast më të veçantë. Duke marrë për bazë të gjitha këto ngjarje të cilat u cekën më lart, shtrohet pyetja:

“A po i kushtohet rëndësi kremtimit të kësaj feste të madhe kombëtare në Kosovë”, apo më mirë të themi: “a po zbehet kjo festë e madhe kombëtare në Kosovë, e në veçanti në qytetin tim në Vushtrri”?

Marrë rigorozishtë të gjitha rastet e deritashme, themi kushtimisht të kremtimit të kësaj feste me rëndësi të veçantë kombëtare në Kosovë, organizimet kanë qenë shumë më të mira, dhe shumë më me ndjenja kombëtare se sa në këtë vit në përgjithësi në Kosovë, e në Vushtrri në veçanti! Këtu marr për bazë organizimet kulturore në përvjetorët e më hershëm për festimin e 28 NËNTORIT.

Ku qëndron problemi nuk e di, por:

Mendoj që organizimi kulturorë në qytetin tim këtë vit ka qenë shumë më i zbehur se sa vitet e mëparshme, dhe kjo po mendoj që po ndodhë në tër Kosovën, por përgjegjësinë e marr të flas vetëm për qytetin e Vushtrrisë!

A kemi arsye për të festuar? Këtu nuk ka rëndësi kjo pyetje, sepse edhe fëmijët n’djep po t’i pyesim besoj që kanë me dhënë përgjigjëjen e duhur. Por, në qoftë se shtrohet pyetja: a u festua kjo datë shumë e rëndësishme në njërin nga qytetet më të lashta të trojeve shqiptare ashtu siç duhet, dhe ashtu siç i ka hije?, përgjigjëja prap kishte me qenë: shumë dobët! Arsyeja pse e them këtë është sepse, nuk janë shfrytëzuar mundësitë e një organizimi të mirëfillt për kremtimin e kësaj date me rëndësi historike, që t’i rrisim edhe më shumë ndjenjat kombëtare, pra ndjenjat e atëdhe dashurisë.

Duke mos shfrytëzuar mundësitë që ka qyteti ynë për ta bërë këtë festë shumë ma mdhështore në t’gjitha aspektet kulturore, dhe duke e neglizhuar këtë festë, duke filluar nga programi artistik e deri te elementi më i thjeshtë i një organizimi, mendoj që kemi dështuar pikërishtë duke u neglizhua nga qeveria komunale, e në vecanti nga drejtorija për kulturë, rini dhe sport. Nuk e di pse, por ja që kjo ndodhi!!

Nëse fillojmë që ti shohim mundësitë e një organizimi të mirëfillt kulturorë në këtë qytet, mendoj që ekzistojnë të gjitha mundësitë. Kemi drejtorinë e kulturës me të gjith stafin e sajë, pastaj qendrën e kulturës, apo “Shtëpinë e Kulturës” me një emër shumë të madh dhe eminent për kohën e tijë, por edhe për kohën tonë, emër shumë dëmëthënës siç është emri i të madhit “HASAN PRISHTINA”, me punonjësit e sajë, e shumë mundësi e alternativa tjera për’rreth! Por, pse nuk iu dha jehona kësaj dite nuk e kuptoj! Ndoshta përtacia e drejtoreshës znj. Shpresa Rama, apo ndoshta edhe “cenzurimi” buxhetorë apo ku ta di unë arsyen pse?

Drejtoria e kulturës së Vushtrrisë i ka të gjitha mundësitë, sepse në kuadër të drejtorisë ka edhe qendrën e kulturës e të cilën e cekëm më lartë, me punonjësit e sajë, duke filluar nga drejtori apo ushtruesi i detyrës së drejtorit, orkestri i ansamblit, grupi i këngëtarëve, grupi i vallëtarve, teatri, e kështu me radhë. I gjith stafi i qendrës së kulturës paguhet nga buxheti i shtetit, qendër që rrallë ekziston diku në Kosovë me pagë shtetrore, përveç ansamblit kombëtarë të këngëve dhe valleve “Shota”, dhe aty këtu në ndonjë qytet tjetër, por që janë të rralla sigurisht, e që paguhen nga djersa e qytetarëve për t’parë organizime të mirëfillta këta qytetarë, të paktën në festa kombëtare apo shtetrore, (përjashtuar në pagë këngëtarët, valltarët, dhe anëtarët e teatrit). Nuk mohohet se deri vitet e fundit ka pasë organizime të mira nga qendra e kulturës, por tani disi ka rënë interesimi i punonjësve të kulturës, dhe atë mjaft shumë. Nuk di, por disi sikur u pëlqen status-kuoja edhe punonjësve të qendrës së kulturës, të cilët nuk e kan as vullnetin më të vogël për të punuar, që të paktën festave me vlerë t’u ipet jehonë ashtu sikur viteve të mëparshme, sepse fundja për këtë punë edhe paguhen nga institucionet shtetrore apo komunale, dhe të festohet në mënyrë madhështore, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet të cilat i cekëm më lart.

Për ta rënduar edhe më tepër festën kombëtare të nëntorit të lavdisë, dhe për t’ia ulur vlerën e sajë, dikujt se ç’iu kujtua që së bashku me këtë datë ta bëj edhe organizimin e festivalit të poezisë, pra “Takimet e Poeteshave Shqipëtare”. Nuk është se ky festival ka edhe aq rëndësi të madhe në proporcion me diten e flamurit kombëtarë, por gjithsesi duhet ta ndajmë shapin prej sheqeri. Si ta ndajmë!?

Ky organizim i këtij festivali të poezisë, i cili ndoshta është i vetmi në t’gjitha trojet shqipëtare, dhe i cili organizohet për 34 vite me radhë në qytetin tonë, mendoj që nuk është dashur që t’gërshetohet me festën kombëtare të 28 nëntorit. Arsyea pse e them këtë është sepse, nëse bëjmë gërshetim të dy ngjarjeve me vlerë jo të njëjt, atëher me doemos do u bie vlera të dy këtyre ngjarjeve. Nuk kam asgjë kundër këtij organizimi të festivalit të poezisë, i çmoj organet komunale në përgjithësi për këtë veprim kulturorë, por pse pikërishtë në ditën e 28 nëntorit!

A nuk kishte mundësi që ky organizim të bëhet në një datë më të veçantë, sikur që ishte vite me radhë! Po. Kishte dhe ka mundësi! Por drejtoria për kulturë sikur mundohet që në një datë të vetme, t’i grumbulloj të gjitha evenimentet kulturore, thuajse ka aq shumë punë dhe organizime tjera, sa që nuk mund ta caktoj një datë tjetër për festivalin e poezisë, por ta organizoj në të njëjtën ditë me atë të flamurit kombëtarë. Mos t’i harrojmë të gjithë ata heronj e heroina të atëdheut të cilët ranë për këtë ditë, por t’i kujtojmë e t’i respektojmë gjithë ato sakrifica të tyre, që t’bëjnë ç’mos që ta bëjnë Shqipërinë një.

Nuk di ku mbet ndërgjegjëja, nuk di ku humben ndjenjat kombëtare, nuk di kujt po i konvenon që t’i humbë jehona nëntorit të lavdisë, të paktën në qytetin tim, ditës më t’veçant të kombit tonë, ditë për të cilën ranë breza të tër nga mbarë trojet shqiptare, e veçanërisht nga Kosova, ku për këtë flamur populli ka vuajtur pasoja të shumta nga regjimi serbosllav për vite me radhë apo thënë më mirë një shekull të tërë. Po të ndalemi e të kthehemi vetëm 17 vite mbrapa në kohë, të gjithë i dijmë dhe i ndjejmë vuajtjet e popullit shqiptarë në përgjithësi, e në Kosovë në veçanti.

Një element tjetër i cili më ra në sy për t’keç nga ky organizim edhe ashtu i dobët apo më mirë të themi (i lodhur), që nga fillimi e gjerë në fund të tij, ishte edhe skena e përgatitur e sallës së shtëpisë së kulturës, skenë të cilën kurrë nuk e kam parë më dobët në jetën time, skenë e cila ishte përgatitur pa asnjë element kombëtarë, që t’linte me kuptu se vërtetë nuk kemi asgjë të bëjmë më festën kombëtare të 28 Nëntorit, por vetëm se me takimet e poeteshave shqipëtare. Në vend që të vendosen fotografi me elemente kombëtare, dhe fytyra të njohura të heronjëve tanë kombëtarë si p.sh: Ismail Qemaili, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari e shumë heronj të tjerë, të cilët bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një, organet komunale të Vushtrrisë në vend të elementeve kombëtare vendosin një fotografi të kalasë së qytetit, pra pa asnjë simbol të vetëm kombëtarë tjetër.

Gjat këtyre organizimeve të (Takimeve të Poeteshave Shqiptare dhe 28 Nëntorit), u mbajtën edhe disa fjalime që nga i pari i komunës, drejtoritë komunale, e ku ta di unë, fjalime të cilat sipërfaqësisht bënin fjalë për ditën e flamurit, e të cilat fjalime nuk ma ipnin as ndjenjën më të vogël e të qënit shqiptar, sepse më shumë i kushtohej rëndësi poezisë.

Për fund dua të them edhe disa fjalë, për ta përmbyllur këtë shkrim të pambarim, sepse sikur të shkruaj edhe një javë të tërë kam së çfar të them në lidhje me këtë temë, meqë fjalët dalin dhe dolën nga zhgënjimi të cilin e përjetova gjatë përcjelljes së këtyre organizimeve të stërdobëta dhe të papritura. Kritikat duhet të pranohen nga secili që e gjenë vehtën në këtë shkrim, e kam fjalën tek organizatorët e evenimenteve kulturore të cilat bëhen në t’gjithë Kosovën (e në veçanti në Vushtrri), sepse kritikat me vend bëjnë mirë! Dhashtë Zoti e nëntorët tjerë të festohen ashtu si i ka hije, me një festë edhe më të madhe se gjerë më tani, e të motivuar si asnjëherë më parë, dhe të bashkuar si kurrë më parë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz