Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes

Mund t’i keni flokët e përsosura, grimin e keni aplikuar mirë dhe lëkura mund t’ju duket e mahnitshme, por ndoshta vetëm dhëmbët po ua prishin tërë pamjen fizike.
Është e dijshme që dhëmbët me ngjyrë të verdhë nuk janë aq atraktiv sa të bardhët ndriçues, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, zbardhja e dhëmbëve përmes produkteve të ndryshme shpeshherë është një gjë e kushtueshme dhe kjo mund t’ju pengojë për realizimin e dëshirës suaj për zbardhjen e tyre.
Sidoqoftë, do të befasoheni dhe gëzoheni kur do ta mësoni se ekziston një mënyrë shumë më pak e kushtueshme dhe shumë më e thjesht për zbardhjen e dhëmbëve, si dhe më e mira e kësaj është se produkti veçse gjendet në shtëpinë tuaj!
Përbërësit: Vetëm banane.
Fillimisht e hapni bananen si një majmun që e qëron nga poshtë deri lart. Merrni një pjesë të pjesës së brendshme të lëvores dhe filloni ta fërkoni atë për dhëmbëve tuaj.

Lexo edheÇfarë përfitimesh sjell konsumimi i boronicës?
Fërkimi duhet të zgjasë për dy minuta dhe duhet të siguroheni se e keni fërkuar çdo dhëmbë që e keni me materialin që gjendet brenda lëvores.
Përderisa e fërkoni këtë, mineralet do të absorbohen në dhëmbë dhe kësisoj do të filloj zbardhja e dhëmbëve.
Pas kësaj i pastroni dhëmbët normalisht dhe i kushtoni kujdes të veçantë duke i pastruar të paktën dy herë në ditë.
Duhet ta keni parasysh se lëvorja e bananes përmban sasi të larta të kalciumit dhe vitaminës D, e këto ndihmojnë edhe në forcimin e dhëmbëve.














