BallinaShqiptareZbardhet vrasja/ Motra e autorit i shkonte natën në shtrat Manolit

Zbardhet vrasja/ Motra e autorit i shkonte natën në shtrat Manolit

Të ngjajshme

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e...

Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme

Vaksinat vlerësohen si një nga mënyrat më efektive për...

Alvaro Arbeloa ‘flet’ për thashethemet rreth Jose Mourinhos

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, mund të jetë...

Gjesti është martuar? Ky detaj nxit spekulimet!

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij...

Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri mesditën e djeshme në Patos. Njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spitalin e Fierit. Pas ngjarjes, Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u kap pak metra larg vendit ku ndodhi krimi.

Sipas informacioneve nga Policia e Fierit, i vdekur në vend mbeti shtetasi Elis Kapaj, 22 vjeç, dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Patos.

Ndërsa personi i dyshuar që qëlloi për vdekje është shtetasi Martin Skëndaj, 22 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier.

Historia e dashurisë që çoi në dy të vdekur:

Konflikti që përfundo me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie, raporton “abcnews”. Motra e Martinit ka qenë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit.

Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin, raporton abcnews. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.

Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëve të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.

Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës.

Ndërsa katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sëpata, por u njoftua policia e cili ndërhyri menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Mbi ngjarjen kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe të afërmit, të cilët janë shprehur se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë vajza.

Sipas një banori, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai i vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij.

“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz