Zbardhet kërkesa e Ramush Haradinajt ndaj Hoyt Brian Yee, për Demarkacionin me Malin e Zi!

Zëvendësndihmësekretari amerikan, Hoyt Brian Yee, ka mbajtur takim me të parin e Qeverisë, Ramush Haradinajn, në të cilën thuhet se ka qenë miqësor.
Por, siç mëson Gazeta Blic, në burime brenda kryeministrisë, Haradinaj gjatë këtij takimi i ka kërkuar ndihmëssekretarit amerikan që ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave.
“Kryeministri Ramush Haradinaj i ka kërkuar zëvendësndihmësekretarit amerikan, Hoyt Brian Yee që Demarkacioni me Malin e Zi, të hiqet si kusht për të marrë liberalizimin e vizave. Haradinaj i ka premtuar zyrtarit të lartë amerikan që do ta luftoj fuqishëm korrupsionin dhe krimin e organizuar, në mënyrë që Kosova sa më parë të marrë liberalizimin dhe të ec përpara drejt proceseve integruese”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka tentuar gjatë ditës të marrë një konfirmim në lidhje me këto deklarata por ata nuk iu kanë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Lexo edheEmërohen edhe dy zëvendësministra në Qeverinë Haradinaj
Gjatë ditës së sotme sipas një komunikatë për medie e zyrës së kryeministrit, thuhet se Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Hoyt Brian Yee ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e saj.
Ai tha se rruga e integrimeve evropiane për Kosovën dhe për vendet e rajonit është e hapur dhe inkurajoi institucionet e vendit që të angazhohen në thellimin e reformave të brendshme, në fushën e sundimit të ligjit dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik.














