Zafir Berisha tregon sa deputetë do t’i ketë Nisma në legjislaturën e ardhshme
BILLI
Lexo edheKëto janë vendet që do të mbesin pa rrymë
Nisma për Kosovën, pritet t’i ketë rreth gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës aq sa kishte edhe në legjislaturën e kaluar.
Të paktën kështu ka thënë anëtari i kryesisë se kësaj partie, Zafir Berisha.
Ky i fundit, në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se partia e Fatmir Limajt në bazë të rezultateve të numëruara deri më tani del t’i ketë siguruar rreth pesë, gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Në bazë të informacioneve qe kemi, presim t’i kemi gjashtë mandatë në legjislaturën e ardhshme. Pesë kandidat meshkuj dhe një deputete”, ka thënë Berisha.
Lexo edheKëto janë vendet që do të mbesin pa rrymë
Tutje, ai ka bërë me dije se deri më tani personalisht ka marrë mbi 11 mijë vota dhe pret qe të siguroj mandatin në Kuvendin e Kosovës.
Mësohet se në mesin e këtyre kandidatëve të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës janë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Bilall Sherifi dhe Enver Hoti./Indeksonline/