
Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndaj Serbisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Asistenti i Sylvinhos, Pablo Zabaleta u paraqit në intervistë në Supersport para ndeshjes dhe tregoi arsyen pse sonte starton Myrto Uzuni, që është befasia e vetme e trajnerit sonte, shkruan Indeksonline
“Është ndryshimi i vetëm që kemi bërë nga ndeshja e kaluar në Tiranë. Uzuni është lojtar i shpejt, vrapon shumë në hapësira që krijon. Ka mundësi të shfrytëzojmë shpejtësinë e tij, për të marrë më shumë hapësirë në pesqen mbrojtëse të Serbisë”, u shpreh Zabaleta
Kujtojmë që ndeshje nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Dubocica” në Leskovac./Indeksonline/