Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka thënë në Zona B, se s’ka si e shpjegon ndryshe bashkëpunimin e asamblistëve të Vetëvendosjes me ata të Partisë Demokratike të Kosovës, por një shenjë se Vetëvendosja po ndryshon dhe po largohet nga vijat e saja të kuqe kur i konvenon.
“Ka qenë një bashkëpunim i papritur dhe i çuditshëm – jo vetëm me votën e bashkuar kundër njërit nga aksionarët e ndërmarrjes publike, por më shumë entuziazmi pas këtij bashkëpunimi”, ka deklaruar Ymeri.
“Prej vitit 2013 deri në zgjedhjet e fundit ne kemi pasur situatë problematike sepse aty LDK e PDK bëheshin bashkë kundër iniciativave të Shpend Ahmetit”.
“Ne kemi pasur vija të qarta të kuqe, por duhet se tash Vetëvendosja po ndryshon, madje le të bëhen të sinqertë e të thonë se ‘ne do të bashkëpunojmë aty ku na leverdisë”.
“Ky bashkëpunim parimor nuk mund të jetë, s’mund të kesh bashkëpunim parimor me ata që e penguan kryetarin e Prishtinës”.