BallinaSportYllin e Kosovës e duan klubet nga Serie A

Yllin e Kosovës e duan klubet nga Serie A

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Bernard Berisha pritet të jetë hit i afatit kalimtar të janarit. Gjatë ditës së sotme u raportua se skuadra e Zenitit dhe Terek Groznyt, kanë shprehur interesimin për ta transferuar lojtarin e Kosovës.

Mirëpo, menaxheri i tij, me licencë të FIFA-s, Shkumbin Qorrmehmeti, ka konfirmuar për mediat ruse, jo vetëm interesimin e Zenitit, por edhe të dy skuadrave nga Serie A.

“Berisha në Zenit? Mund të them se lojtari ka zgjuar interesimin e shumë klubeve në kampionatin rus. Plus dy skuadra nga Serie A, më kanë kontaktuar për të ardhmen e lojtarit”, tha Qorrmehmeti për “Sports day after day”, raporton Gazeta Olle.

Berisha është pjesë e Anzhi Makhachkallas, me të cilën bëri një super-vjeshtë, gjë që iu shpërblye me përfshirjen në formacionin më të mirë. “Nuk mund të them diçka konkrete më shumë. Çdo klub që e dëshiron Bernardin, duhet së pari të pyetet Anzhi”, përfundoi menaxheri i njohur shqiptar.

Berisha është edhe lojtar i Përfaqësueses tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz