Yll Limani nga sheshi me mesazh: “Heshtja sot, nesër bëhet harresë”
dp

Lexo edheMasa e sigurisë për shefen e SHISH, Berisha: Rama po përpiqet ta minimizojë çështjen

Limani ka theksuar se pas katër emrave që po përmenden qëndron një gjeneratë dhe një popull që ka përjetuar mungesën e lirisë.
“Mbas katër emrave është një gjeneratë. Është një popull që e ka ditur shumë mirë çka do të thotë me jetu pa liri. Na nuk guxojmë me ia leju vetes me harru, sepse harresa është dënimi më i madh. Mos të harrojmë pse filloi ajo luftë. Mos të harrojmë sa e shtrenjtë është liria që sot na duket krejt normale”, ka deklaruar Limani.
Ai ka thënë se heshtja mund të çojë drejt harresës, duke shtuar se nuk dëshiron të harrojë.

Lexo edheMasa e sigurisë për shefen e SHISH, Berisha: Rama po përpiqet ta minimizojë çështjen
“Heshtja sot, nesër bëhet harresë, e unë nuk du me harru. Jo në emrin tem, jo në emrin tonë, jo në emrin e Kosovës”, u shpreh Yll Limani.