BallinaSportYaya Toure dorëzohet, i kërkon falje klubit dhe Guardiolës (Foto)

Yaya Toure dorëzohet, i kërkon falje klubit dhe Guardiolës (Foto)

Të ngjajshme

​Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Reperi kanadez Drake ka bërë të pazakontën dhe ka...

Policia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake...

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Mesfushori afrikan, Yaya Toure nuk do të mbetet më në tribuna dhe do të jetë i gatshëm për klubin e tij.

Pasi nuk ishte grumbulluar në asnjë ndeshje zyrtare nga Pep Guardiola, Toure ka vendosur të kërkojë falje për fjalët që kishte thënë muaj më parë.

Toure ka kërkuar falje publike në faqen e tij zyrtare ndaj klubit dhe stafit të trajnerëve.

Tani ai pritet të grumbullohet nga Pep Guardiola për ndeshjet e radhës të Manchester Cityt.

“Dëshiroj të kërkoj falje në emër timin dhe të gjithë atyre që më përfaqësojnë mua. Falja është për ekipin e menagjmentit dhe të gjithë ata që punojnë në klub për keqkuptimet nga e kaluara”.

“Nuk kam asgjë kundër por vetëm respekt për Manchester Cityn dhe uroj më të mirën për klubin e futbollit”.

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam luajtur një rol në historinë e klubit dhe dua ta ndihmojë edhe më shumë këtë qytet për suksese të reja. Unë jetoj për të luajtur futboll dhe për t’i argëtuar tifozët”.

“Në lidhje me këtë, unë do të doja t’i falënderoja të gjithë tifozët për mesazhet e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kjo është një marrëveshje e madhe për mua dhe familjen time”, ka shkruar Yaya Toure në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Toure nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë edicion me Manchester Cityn nën urdhrat e Pep Guardiolës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz