Xhuli Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë.
Ish-banorja ka zgjedhur ta mbajë këtë fazë larg syrit të publikut, duke e ruajtur privatësinë e saj dhe duke ndarë shumë pak detaje në rrjete sociale.
Megjithatë, ajo është vënë re gjatë fundjavës në “Alba Festival” në Zvicër.

Në disa fotografi të publikuara, modelja shfaqet e veshur me të zeza, ku barku i saj i rrumbullakosur tashmë bie lehtësisht në sy, duke konfirmuar edhe më shumë pritjen e ëmbël.
Sipas raportimeve, ajo është në pritje të binjakëve një djalë dhe një vajzë.
Gjinia e foshnjave është zbuluar së fundmi, duke plotësuar kështu një dëshirë të veçantë të saj për t’u bërë nënë e dy fëmijëve njëkohësisht.
Kjo periudhë e re e jetës e gjen Xhulin më të tërhequr nga vëmendja mediatike, ndërsa shtatzënia e saj ka tërhequr sërish interesin e publikut.