BallinaLajmeXhavit Haliti: Bill Klinton ka qajtur kur e ka parë kasetën e...

Xhavit Haliti: Bill Klinton ka qajtur kur e ka parë kasetën e Masakrës së Izbicës

Të ngjajshme

Kurti pret në takim Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Arrestohet gruaja në Gjakovë, rrahu të dashurin e saj

Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për...

Fillon takimi mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

Euronews Business shqyrton më nga afër pagat mesatare bruto...

Kinë-SHBA, Europa të mos qëndrojë në stol

Shkruan: Valbona Zeneli Takimi i shumë pritur midis Presidentit amerikan...

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti thotë se kur presidenti i SHBA’ve, Bill Klintoni kishte parë kasetën ku ishte incizuar Masakra e Izbicës kishte qarë.

Haliti në emisionin “Pressing” në T7 tha se Masakra e Izbicës dhe e Reçakut janë ato që e kanë unifikuar politikën amerikane për të marrë vendim në lidhje me luftën në Kosovë.

“Dy maskrat që kanë ndodh në Kosovë, janë ato që kanë unifiku poltikën amrerikane për të marrë vendim. Masakra e Izbicës është kryesorja dhe e Reçakut. Këto dy masakra kanë qenë të jashëzakonshme. Kasetën nuk e di kush e ka regjistru, por kasetën e Izbicës e ka sjellë Liri Loshi në Tiranë. E kemi pa e kemi regjistru, kishte një konkurrencë kujt me ja dhanë. Unë e luta që të mos e nxjerrin derisa ta qoj une diku. Kaseta atë natë është përcjellë në Washington”, tha Haliti.

Ai thotë se të nesërmen në orën 2 të natës, njerëz nga Komiteti i Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve i kanë shkuar në shtëpi dhe e kanë lutur që këto pamje të mos transmetohen në CNN.

“Në mbrëmje nesër në dy të natës kanë ardhë në shtëpi dhe më kanë lutur që të mos transmetohet në CNN. Këta të Komitetit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-së. Klintoni kur e kishte parë masakrën e Izbicës kishte qarë…Menjëherë ka ndodhur pas masakrës së Izbicës”, thotë Haliti.

Ai thotë se pasi kasetën e ka parë Klintoni, pamjet janë shfaqur edhe në CNN. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz