Williams: Thaçi kërkonte pavarësinë përmes nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, por Demaçi nuk ia mundësonte
dp

Lexo edheMinistrja me AI, Rama i lë fjalën Diellës në Parlament: Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle

Ai po merret aktualisht në pyetje nga gjykatësi, ku ka deklaruar se asaj kohe në Rambuje, Hashim Thaçi nuk kishte arritur të siguronte mbështetjen e Adem Demaçit, marrëveshjen e paqes
“Thaçi nuk arriti të siguronte mbështetjen e Demaçit për marrëveshjen e paqes”, ka thënë dëshmitari.
I pyetur nga gjykatësi se a ishte Demaqi problem pasi këmëngulte vetëm për pavarësi të menjëhershme, Williams tha:
Williams: Demaqi ashtu siç ishte Rugova që fokusohej të pavarësia Demaçi përsëriste dy pika pavarësinë dhe luftën.
Tutje ai ka deklaruar se qëndrimi i Thaçit ishte kundër pavarësisë, kjo pasi ishte i domosdoshëm nënshkrimi i marrëveshjes së paqes.
Gjykatësi; Qëndrimi i Thaçit për pavarësi cili ka qenë kundër apo pro?
Williams: Kundër si kusht i domosdoshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes.
Po ashtu ai ka deklaruar se përmes marrëveshjes së paqes, Thaçi dhe të gjithë anëtarët e delegacionit dhe ekspertët e tyre kosovar-shqiptar kërkonin pavarësinë që ishte e domosdoshme.
“Pra, pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavarësi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai. /Lajmi.net/

Lexo edheMinistrja me AI, Rama i lë fjalën Diellës në Parlament: Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle