back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeWilliams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Të ngjajshme

Lladrovci: Veç pse ma kanë bo padrejtë, kanë me m’votu

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se...

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë...

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë e para 26 viteve.

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në ditën e tretë të dëshmisë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi rrëfeu atë që kishte parë e dëgjuar vet.

E kur u pyet për UÇK, atij iu desh ta përsëriste një gjë.

Madje dëshmitarit iu shfaqen edhe dokumentare kur u specifikua emri Hashim Thaçi.

Dëshmitari i parë i mbrojtjes nga 11 sa do të dalin para trupit gjykues pas tre ditësh i liroj vendin të dytit.

Juristi Paul Williams , i cili ka qenë këshilltar për delegacionin kosovar në Rambuje, u tha se ai do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.

Për punën e tij që atë kohe e kishte bërë falas sipas mbrojtjës u tha se kërkesën e kishte pasur nga kryeministri i atëhershëm Bujar Bukoshi.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiç gjatë pyetjeve të tij ka paraqitur një dokument ku thuhej se “Thaçi kontrollohej nga jashtë” për çka Williams tha se një gjë të tillë e ka vërejtur gjatë bisedave në Rambuje.

Williams i cili u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave gjatë 2024-ës, nga presidentja Vjosa Osmani, do të paraqes dëshminë e tij në Hagë edhe një ditë e gjysmë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz