Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla
dp

Lexo edheWilliams: Departamenti i Shtetit ia kishte bërë të qartë Millosheviqit që Rugova nuk preket, ishte vijë e kuqe që nuk kalohej

Dëshmitari Paul Williams para Gjykatës Speciale deklaroi të enjten se Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte një strukturë mbi baza rurale dhe jo duke u bazuar në rregulla.
Fillimisht, dëshmitari pohoi se Hashim Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve të zonave në Kosovë për të nënshkruar marrëveshjen, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Pas kësaj, dëshmitari u pyet nëse ekzistonte ndonjë rregullore që e thoshte këtë.

Lexo edheWilliams: Departamenti i Shtetit ia kishte bërë të qartë Millosheviqit që Rugova nuk preket, ishte vijë e kuqe që nuk kalohej
“Nuk kam qenë në dijeni të kësaj dhe do të isha habitur shumë nëse do të kishte ekzistuar diçka me shkrim dhe është një strukturë mbi baza rurale dhe nuk iu vjen në mendje mendoj ky nivel ndërveprimi dhe do të kishte qenë shumë më normatve, kulturore më shumë autoritet dhe më pak e bazuar në rregulla”, tha dëshmitari.
Williams tregoi edhe për një rast kur ishte fotografuar Thaçi nga një fotograf francez, e që tashmë i akuzuari thuhet që kishte qenë i shqetësuar se mos po vihej në shënjestër nga Serbia.