back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaWhatsApp po i “mbyt” SMS’të

WhatsApp po i “mbyt” SMS’të

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...
Njerëzit tani dërgojnë 50% më shumë mesazhe nga WhatsApp sesa SMS – dhe rritja e këtij trendi duket se ka për të vazhduar.
WhatsApp tani ka 700 milionë përdorues që dërgojnë mbi 30 miliardë mesazhe në ditë. Kjo shifër krahasohet me rreth 20 miliardë SMS të dërguar në ditë, thuhet sipas analizës nga Benedict Evans.
Hendeku mes WhatsApp dhe mesazheve me SMS është në rritje – në pothuajse çdo treg, sepse dërgimi i SMS porosive ka qenë në rënie që prej vitit 2011.
Për ta rritur edhe më shumë hapësirën mes tyre, WhatsApp thuhet të jetë duke shtuar një tipar të ri në aplikacion, përkatësisht komunikimin me video, si pjesë të planit të saj për rritje.
WhatsApp është edhe më i madh se shumica e konkurrentëve të saj, duke përfshirë Facebook Messenger dhe WeChat. Këto shërbime rivale kanë tendencë të kenë më mbulueshmëri gjeografike, dhe ndërsa Facebook Messanger është i madh në SHBA, WeChat dhe të tjerët janë duke luftuar për treg në Azinë Lindore.
Megjithatë, këto krahasime nuk përfshijnë Apple iMessage – e cila përdoret automatikisht në iPhone. Kjo, sepse Apple i mban sekrete statistikat e përdorimit të aplikacionit të saj, për të cilat mendohet se kanë arritur shifrën e 400 milionë përdoruesve, deri më sot.

Të Fundit

Sport

ShowBiz