back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajme“Watergate” grek- BBC: Skandali i përgjimeve trondit qeverinë e Mitsotakis

“Watergate” grek- BBC: Skandali i përgjimeve trondit qeverinë e Mitsotakis

Të ngjajshme

Arifi: LVV-në e dikton Dejona, Urani dhe Beka janë definitivisht të pavarur

Analisti Avni Arifi tha se kandidati për kryetar të...

Bankomatët dhe tërheqjet e parave po zvogëlohen në Zvicër, pse po ndodh kjo?

Me botën që po digjitalizohet gjithnjë e më shumë,...

Sonte fillon Europa League, këto janë super ndeshjet që zhvillohen

Sonte fillon kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i...

Atentati ndaj Donald Trump në fushën e golfit, shpallet fajtor autori i dyshuar

Ryan Routh, 59-vjeçari i akuzuar për përpjekjen për të...

Greqia po përballet me një nga skandalet më të mëdha të dekadës, të njohur tashmë si “Watergate-i grek”, pas zbulimeve se telefona të zyrtarëve të lartë të shtetit, gjyqtarëve, gazetarëve dhe ushtarakëve janë përgjuar përmes një softueri të paligjshëm spiun dhe nga vetë shërbimi sekret grek, raporton BBC.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka quajtur ngjarjen një skandal, por asnjë zyrtar i qeverisë nuk është përballur me akuza penale deri tani, ndërkohë që kritikët e akuzojnë ekzekutivin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

Të mërkurën, çështja do të trajtohet nga një gjyqtar me rang të ulët, i cili do të shqyrtojë akuzat ndaj dy izraelitëve dhe dy grekëve, të dyshuar për përfshirje në marketingun e softuerit spiun “Predator”.

Skandali u përshkallëzua në verën e vitit 2022, kur Nikos Androulakis, aktualisht kreu i Partisë Socialiste (PASOK) dhe në atë kohë eurodeputet, u njoftua nga IT-ja e Parlamentit Evropian se kishte marrë një mesazh të dyshimtë me përmbajtje malware, që përmbante softuerin spiun Predator.

Ky softuer, i shpërndarë nga kompania izraelite Intellexa me bazë në Athinë, është në gjendje të aksesojë mesazhet, kamerën dhe mikrofonin e një pajisjeje, duke e kthyer telefonin në një mjet spiunimi.

Zbulimet u bënë edhe më tronditëse kur Androulakis mësoi se kishte qenë edhe nën vëzhgim nga Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP), për “arsye sigurie kombëtare”.

Pak pas marrjes së detyrës në verën e vitit 2019, kryeministri Mitsotakis kishte vendosur EYP nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të zyrës së tij, duke përqendruar kontrollin institucional mbi shërbimet sekrete.

Pas shpërthimit të skandalit, kreu i EYP, Panagiotis Kontoleon, dhe këshilltari më i afërt i kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, gjithashtu nipi i tij dhe ndërmjetës mes EYP dhe zyrës së kryeministrit, u detyruan të japin dorëheqjen.

Sipas Autoritetit Grek për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Predator është përdorur për të përgjuar të paktën 87 persona, nga të cilët 27 janë ndjekur në mënyrë paralele edhe nga EYP përfshirë ministra në detyrë dhe drejtues të lartë të ushtrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz