VV në Prishtinë: Komuna publikoi vendimet për Tulltoren pavarësisht vlerësimeve të ministrive për kundërligjshmëri
dp

Lexo edheVrasja e Arlinda Zekajt: Protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Në reagim, VV në Prishtinë ka thënë se ministritë përkatëse i kanë vlerësuar këto vendime si të kundërligjshme dhe e kanë njoftuar Komunën brenda afatit ligjor.
Sipas tyre, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duhet të japë përgjegjësi për publikimin e vendimeve pa u adresuar kundërligjshmëritë e konstatuara.
VV ka theksuar se Ligji për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave parasheh procedura për rishqyrtimin e akteve kur konstatohet mospërputhje me ligjin.

Lexo edheVrasja e Arlinda Zekajt: Protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera
Në reagim, kjo parti ka vënë në pikëpyetje efektivitetin e mbikëqyrjes së ligjshmërisë nëse, sipas saj, Komuna vazhdon me publikimin e vendimeve pavarësisht vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse.
“Prishtina është kryeqyteti i Republikës. Nuk është republikë e Përparim Ramës!”, thuhet në reagimin e Pikës së VV-së në Prishtinë.