BallinaLajme“VV-ja s’e nisi asnjë reformë në arsim” – Lushaku-Sadriu përmend mësimin tërëditor...

“VV-ja s’e nisi asnjë reformë në arsim” – Lushaku-Sadriu përmend mësimin tërëditor si sukses

Të ngjajshme

Shqipëria i beson përvojës italiane, kush do të jetë trajneri i ri i Kombëtares

Italiani Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares...

Një ish-trajner i klubeve në Serie-n A arrin marrëveshje me Shqipërinë?

Kombëtarja e Shqipërisë sot pritet të bëhet me trajner...

Aksion policor në Kamenicë, një person kapet me substancë narkotike

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në...

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e 3 personave, arrestohet në SHBA 51-vjeçari nga Fieri

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej...

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë reformash në sektorin e arsimit gjatë viteve të qeverisjes.

Përmes një postimi publik, ajo ka deklaruar se, sipas saj, VV-ja nuk ka arritur të nisë asnjë reformë në arsim, pavarësisht buxhetit prej 1.2 miliardë eurosh gjatë gjashtë viteve në pushtet.

“Brenda gjashtë vjetëve qeverisjeje me 1.2 miliardë euro, VV-ja s’ka arritur ta niste ASNJË reformë në arsim”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Ajo ka përmendur si sukses reformën e mësimit tërëditor, për të cilën tha se është realizuar brenda gjashtë muajve.

“Ja si bëhen reformat kur ka vullnet politik, kur ka vendosmëri e kur e do dijen dhe të mirën e fëmijëve. Jam krenare që brenda gjashtë muajsh kam bërë realitet reformën e mësimit tërëditor”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Lushaku-Sadriu ka theksuar se fëmijët meritojnë më shumë dije dhe një të ardhme më të mirë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz