VV-ja në Rezallë, tregon dallimin me partitë tjera
BILLI

Lexo edheLajmi i fundit nga Drenasi: Pajtohen familjet Topalli dhe Gjeli (FOTO)

Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje për Skenderaj, Hysni Mehani, me bashkëpartiakë ka qëndruar sot në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Në një postim në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje – dega Skenderaj, bëhet e ditur se në Rezallë është bërë ristrukturimi i Pikës së VV-së në këtë fshat.

Lexo edheLajmi i fundit nga Drenasi: Pajtohen familjet Topalli dhe Gjeli (FOTO)
Lexojeni postimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje -dega Skenderaj:
Sot e ristrukturuam pikën në Rezallë. E Rezalla gradualisht po shndërrohet në qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenicë. Për dallim nga partitë tjera që shtrirjen e tyre e bazojnë në klientelizëm dhe qytetarin e kanë shndërruar në mall për shitblerje, ti mua votën – unë ty punën (shpresën e rrejshme). Lëvizja bashkon në radhët e saja ata që dinjitetin s’e konsiderojnë mall për tu shitur, e punën e bëjnë fort dinjitetshëm. E kur dinjiteti dhe puna bëhen bashkë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka si të mungojë. Rezallë.
<3