BallinaLajmeVV-ja në Prishtinë nominon këta kandidatë për deputetë, eliminohet një figurë e...

VV-ja në Prishtinë nominon këta kandidatë për deputetë, eliminohet një figurë e njohur

Të ngjajshme

“Ai e ndryshoi lojën”, Arteta me fjalë të mëdha për 16-vjeçarin Dowman

Mikel Arteta e përshkroi momentin kur Max Dowman u...

Mitrovicë: Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi dy policë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se...

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Katër persona përfshihen në rrahje në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje,...

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka nominuar disa kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhejt e parakohshme që janë planifikuar të mbahen me 6 Tetor.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë disa nga emrat që tashmë janë nominuar për deputetë. Në mesin e tyre është edhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik Albin Kurti, ish-deputetët Glauk Konjufca, Arben Vitia, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu. Pastaj anëtarët Valdrin Ahmeti, Leonora Bajraktari, Eman Rrahmani, raporton GazetaBlic.com

Për t’u nominuar për deputet nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme ish-deputeti Xhelal Sveçla. Ai është eliminuar nga gara. Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda VV-së.

Përveç Sveçles, ka edhe emra tjerë që nuk paten përkrahejn e duhur për t’iu futur garës zgjedhore.

Ndryshe, VV-ja garon si subjekt i vetëm politik në zgjedhjet e 6 Tetorit. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz