back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeVV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Të ngjajshme

Zelensky: Në fund të javës diskutojmë me aleatët evropianë detajet e planit të armëpushimit

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të martën se zyrtarët ukrainas...

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

GO+Peja shënon fitorën e parë në ENBL

Klubi basketbollistik GO+Peja ka shënuar fitorën e parë për...

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë arritur marrëveshje për balotazh në Komunën e Junikut.

Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i degës së AAK-së në Junik, Leonard Llolluni përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të përbashkët për të bashkuar forcat në dobi të qytetarëve të Junikut, me synimin për të krijuar një qeverisje lokale stabile, transparente dhe të përgjegjshme.

“Ne jemi zotuar që, pas fitores në balotazh, të punojmë për zhvillimin ekonomik të Junikut, përkrahjen e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e institucioneve komunale, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi çdo interes partiak. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt një kulture të re bashkëpunimi politik në komunën tonë — një bashkëpunim që ka në qendër të vetmin qëllim: zhvillimin dhe mirëqenien e Junikasve. Me këtë marrëveshje, ne po dëshmojmë se kur ka vullnet dhe vizion të përbashkët, bashkimi bëhet për të mirën e përbashkët”, ka shkruar Llolluni në Facebook.

Në takimin ku është nënshkruar kjo marrëveshje, ka qenë i pranishëm edhe deputeti nga Lista Guxo, Nezir Kraki. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz