BallinaLajmePrattipati dhe Rizvanolli diskutojnë bashkëpunimin SHBA-Kosovë, për energjinë dhe minierat

Prattipati dhe Rizvanolli diskutojnë bashkëpunimin SHBA-Kosovë, për energjinë dhe minierat

Të ngjajshme

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Drake thyen rekord në Spotify

Drake po bën sërish bujë në media pasi albumi...

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fokus ishte zgjerimi i bashkëpunimit në sektorët e energjisë dhe minierave.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë për thellimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve energjetike dhe shfrytëzimin e resurseve minerare, shkruan IndeksOnline.

Prattipati theksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi të reja për bizneset amerikane që synojnë të operojnë në Kosovë, veçanërisht në sektorët strategjikë si gazi natyror i lëngshëmm, si dhe minierat.

Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ekonomik, duke shtuar se partneriteti në këto fusha pritet të kontribuojë në rritjen e prosperitetit të ndërsjellë mes dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz